Don Xhoni po marton sonte vëllain e tij, Leonardin, por përveç dasmës, vëmendje ka marrë edhe një prej mysafirëve.
Në festë është parë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin reperi duket se ka lënë pas hatërmbetjet e së kaluarës.
Raporti mes tyre dikur ishte mjaft i afërt. Në vitin 2020, Lladrovci kishte pritur në zyrën e tij Don Xhonin dhe pikërisht Leonardin, i cili sonte po kurorëzon dashurinë. Më vonë, kryetari i Drenasit deklaronte publikisht se ishte fans i reperit, ndërsa nuk mungonin as takimet dhe mbështetja publike mes tyre.
Gjërat ndryshuan në vitin 2023, kur u raportua për prishjen e raporteve. Një vit më vonë, Lladrovci foli hapur për këtë, duke pretenduar se miqësia kishte përfunduar pasi Don Xhoni i kishte kërkuar favore që, sipas tij, ishin në kundërshtim me ligjin.
Por duket se koha ka zbutur raportet.
Sonte, Lladrovci është parë mes të ftuarve në dasmën e Leonardit, në një atmosferë festive pranë familjes Isufi.
Një rikthim interesant ky, sidomos pasi vite më parë pikërisht Leonardi kishte qenë pjesë e takimit të parë publik mes Don Xhonit dhe Lladrovcit. /Prive By Liberta Spahiu


