Floriana Garo është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private, por këtë herë ka bërë një përjashtim.
Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo është shfaqur krah bashkëshortit të saj, Enis Daci, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të çiftit të shoqëruar vetëm me një zemër.
Enisi është avokat me karrierë të zhvilluar në Gjenevë, ndërsa historia e njohjes së tyre është mjaft interesante. Floriana ka treguar se gjithçka nisi në LinkedIn, ku ai i kishte dërguar një mesazh. Pas rreth një muaji komunikimi intensiv, vendosën të takoheshin për herë të parë në Itali.
Çifti u fejua në vitin 2017 dhe po atë vit Floriana konfirmoi se ishin martuar. Më pas ajo u zhvendos në Gjenevë, ndërsa sot Floriana dhe Enisi janë prindër të dy fëmijëve, Adias dhe Priamit.
Pavarësisht profilit publik të Florianës, Enisi është shfaqur rrallë në rrjetet e saj sociale. Edhe më herët mediat kanë evidentuar faktin se moderatorja preferonte ta mbante bashkëshortin larg vëmendjes publike.
Pikërisht për këtë arsye, fotografia e fundit e çiftit nuk ka kaluar pa marrë vëmendje. /Prive By Liberta Spahiu



