DJ Gimbo, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe emotive për të uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ai ka ndarë me ndjekësit një imazh nostalgjik nga fëmijëria.
Në foton e publikuar në Instastory, Gimbo shihet krah së ëmës kur ishte ende i vogël.
Përbri fotos nostalgjike, ai ka bashkëngjitur edhe një dedikim plot dashuri e falënderim për personin më të shtrenjtë të jetës së tij.
“Urime ditëlindjen nana jem. Festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet drita e syve të mi. Të don djali shumë”.
Ky moment sentimental ka marrë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tij, të cilët kanë vazhduar me urime të shumta për ditëlindjen e nënës së Gimbos. /Prive By Liberta Spahiu