Neda Balluku, po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale, teksa prej më shumë se një viti, sipas deklarimeve të saj, nuk ka arritur të takojë dy djemtë, Serzhin dhe Zain, për shkak të konfliktit me ish-partnerin e saj, Ogren Balluku.
Pas rrëfimit të saj në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku foli për përpjekjet për të takuar fëmijët, Neda ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke publikuar një mesazh të shkurtër, por domethënës.
“Dua Serzhin dhe Zain. Kaq”, ka shkruar ajo në Instagram, duke shprehur dëshirën për t’u ribashkuar me dy djemtë e saj.
View this post on Instagram
Ndërkohë, situata ka marrë një tjetër përmasë pas reagimit të motrës së saj, Simona Karafili Demi, e cila përmes një letre të hapur i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar vëmendjen dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.
Në letrën e publikuar në Instagram, Simona shprehet se motra e saj, nënë e tre fëmijëve të mitur, është detyruar ta bëjë publike situatën, pasi, sipas saj, vendimet gjyqësore që lidhen me kontaktet me fëmijët nuk po zbatohen siç duhet.
“Çfarë vlere ka një vendim gjykate nëse ai mbetet vetëm një dokument në letër?”, pyet ajo, duke ngritur shqetësime për funksionimin e institucioneve përgjegjëse.
Simona ka theksuar se nuk kërkon ndërhyrje në procesin gjyqësor apo mbajtjen e anës së njërit prej prindërve, por zbatimin e vendimeve dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve për të ruajtur marrëdhëniet familjare.
Nga ana tjetër, Ogren Balluku i ka kundërshtuar publikisht pretendimet e Nedës, ndërsa konflikti mes ish-partnerëve vazhdon të jetë i pazgjidhur.
Përmes letrës, Simona kërkon një reagim konkret nga institucionet, duke theksuar se fëmijët nuk duhet të privohen nga marrëdhëniet me prindërit për shkak të konflikteve mes tyre. /Prive By LS
View this post on Instagram


