Thumbimet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova 4” duket se nuk kanë të ndalur, ndërsa së fundmi në qendër të vëmendjes janë rikthyer Labinot Haxhiu, Ludo dhe Labinot Rexha.
Gjithçka nisi pas një videoje të publikuar në TikTok, ku Labinot Haxhiu dhe Klodian Mihaj shfaqeshin duke kërcyer nën ritmet e këngës së njohur “Barbie Girl”.
Videoja u shoqërua me mbishkrimin “Si na sheh Ludo dhe Noti”, duke ironizuar komentet dhe diskutimet e mëhershme për raportet mes ish-banorëve.
Nuk vonoi as reagimi i Ludos, i cili komentoi: “Çift i mrekullueshëm! Me jetë të gjatë e të lumtur bashkë, ishalla!”.
Në të njëjtën frymë reagoi edhe Labinot Rexha, i cili me ironi i cilësoi dyshen si çiftin e vitit, duke thënë se do t’i bënte ambasadorë martesorë.
Mirëpo, duket se Labinot Haxhiu nuk ka dashur t’ua lërë pa përgjigje këto thumbime.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai ka publikuar fotografitë e Ludos dhe Labinot Rexhës, ku të dy shfaqen gjatë trajtimeve estetike të fytyrës.
Fotografitë i ka shoqëruar pikërisht me këngën “Barbie Girl”, duke përdorur të njëjtën këngë që kishte nxitur komentet e tyre.
“Come on Barbie, let’s go party”, shkruhej mbi fotografitë e publikuara.
Ky veprim është interpretuar si një kundërpërgjigje ironike ndaj dy ish-banorëve, të cilët më herët kishin bërë shaka me videon e tij dhe të Klodit.
Kështu, thumbimet mes ish-banorëve të BBVK vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë, këtë herë përmes postimeve në rrjetet sociale. /Prive By LS



