Në fotot e para të ndara nga spitali, ku Juliana Nura prezantoi dy binjakët e saj, një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në njërën prej fotografive, në një balonë pranë bebeve, dallohet emri Troy, duke zbuluar kështu emrin e djalit.
Troy është një emër me origjinë irlandeze dhe angleze, i cili lidhet gjithashtu me emrin e lashtë të qytetit të Trojës. Emri përdoret kryesisht për djem dhe është bërë i njohur si emër personal në vendet anglishtfolëse.
Juliana nuk ka bërë një njoftim të veçantë për emrin, por ai shihet qartë në fotografitë e publikuara prej saj. Ndërkohë, emri i vajzës ende nuk është bërë i ditur.
Në postimin e saj, Juliana kishte ndarë edhe emocionet për këtë periudhë, duke e përshkruar si një nga rrugëtimet më të vështira, më të dhimbshme, por njëkohësisht edhe më të bukura të jetës së saj.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


