Këngëtarja Fifi ka reaguar përmes një transmetimi live në Instagram lidhur me videot intime që ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjet, ku është aluduar se njëra prej personave të shfaqur në to është edhe ajo.
Fifi ka mohuar të ketë lidhje me personin që po përmendet në këtë kontekst, duke thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka pasur bashkëpunim me të.
“Nuk e di as ku e ka studion në fjalë, as që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të”, është shprehur ajo gjatë live-it.
Këngëtarja i ka cilësuar këto aludime si shpifje dhe dëmtim të imazhit të saj, duke theksuar se situata po prek edhe familjen e saj.
“Po më shqetësoni mua, familjen time”, ka thënë Fifi.
Ajo ka sjellë edhe një tjetër argument për të kundërshtuar pretendimet se personi në videot në fjalë është ajo. Sipas Fifit, në periudhën kur pretendohet se janë realizuar këto video, ajo ka pasur një peshë dukshëm më të madhe.
“Në kohën kur pretendohet që janë bërë këto video, unë kam qenë 110 kilogramë dhe ndoshta ka qenë periudha kur kam qenë shtatzënë”, ka deklaruar ajo.
Fifi ka përmendur edhe tatuazhet e saj, duke thënë se trupi i saj është i mbuluar me tatuazhe, çka sipas saj mund të shërbejë si një tjetër element dallues.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime të shumta për identitetin e personave që shfaqen në këto materiale. Megjithatë, identiteti i personave në videot në fjalë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
/Prive By Liberta Spahiu


