Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment tepër të ëmbël dhe emocional.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë mbesën e saj të sapolindur, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi.
Përkrah fotos, ku shihet duke e përqafuar vogëlushen me shumë dashuri, Era ka ndarë edhe disa fjalë prekëse, duke i uruar asaj një jetë të mbushur me lumturi dhe dashuri:
“Duke u takuar me mbesën time të bukur
Shpirti im i vogël, më i ëmbli, me fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër. Nuk e ke idenë se sa shumë dashuri ke sjellë tashmë në jetët tona. Prania jote ndihet si shërim, si një copëz e vogël qielli e dërguar tek ne.
Bota qoftë gjithmonë e mirë me ty, zemra jote qoftë gjithmonë plot dashuri dhe jeta të dhëntë çdo gjë të bukur që meriton. Të uroj një jetë me lumturi, shëndet, magji dhe arsye të pafundme për të buzëqeshur.
Je aq e dashur, engjëll i vogël. Mirë se erdhe në botë.”
Krahas momenteve të bukura që ndau me vogëlushen, Era tregoi edhe një herë anën e saj më të ndjeshme, duke e mirëpritur me shumë dashuri anëtaren më të re të familjes. /Prive By Liberta Spahiu



