Labinot Rexha vazhdon me postimet për Edin dhe Elijonën, ndonëse mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova nuk ka asgjë.
Ditët e fundit, Labi ka publikuar disa postime duke e përmendur Elijonën në raport me Edin, fillimisht duke i cilësuar si një çift që do t’i pëlqente t’i shihte bashkë.
Tani ai ka vazhduar me një tjetër story. Në një fotografi krah Edit, Rexha shkruan: “Erdha me nda vaden për dasëm, nëse bëhet Elijona”, duke e etiketuar edhe ish-banorin.
Megjithatë, postimet e Labit mbeten thjesht ngacmime nga ana e tij. Nuk ka asnjë indikacion se mes Edit dhe Elijonës ka nisur diçka dhe asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar se ekziston një raport mes tyre.
Madje, Elijona dhe Klodi vetëm ditët e fundit kanë reaguar ndaj pikëpyetjeve të ngritura për marrëdhënien e tyre, duke kërkuar që disa ditë distancë të mos shndërrohen në teori.
Duket se Labi, në stilin e tij të zakonshëm, po vazhdon ta trazojë situatën me postime që më shumë synojnë të ngacmojnë publikun sesa të zbulojnë ndonjë zhvillim real.
/Prive By Liberta Spahiu



