Këngëtarja e njohur Fifi duket se është gati të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Melek”.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbuluar se dëshiron ta lansojë këngën sa më parë, mirëpo kjo varet tërësisht nga mbështetja e dëgjuesve të saj.
Për të testuar entuziazmin e publikut, këngëtarja u ka vënë një sfidë të hapur ndjekësve.
Ajo ka bërë të ditur se, nëse ata arrijnë një numër të caktuar pëlqimesh, shpërndarjesh dhe komentesh, kënga do të publikohet ditën e nesërme.
“Dua ta publikoj këngën ‘Melek’ sa më parë… Nëse dëshironi të dëgjoni pak më shumë prej saj, komentoni më poshtë: ‘Fif Refrenin’. Nëse bëhen më shumë se 20 mijë pëlqime, më shumë se 3000 shpërndarje dhe më shumë se 2000 komente, e publikoj këngën nesër,” – ka shkruar Fifi.
A do t’ia dalin adhuruesit e saj t’i arrijnë këto shifra brenda kohës për të dëgjuar “Melek” që nesër?
Mbetet për t’u parë në orët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


