Pretendentët për fitore në Eurovision refuzojnë mediat serbe dhe shkas mund të jetë Kosova. Kë nga shqiptarët ndjek përfaqësuesja finlandeze?
Gjatë parakalimit në tapet, ekipi i Finlandës, Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen, refuzuan intervistat për mediat serbe.
Portali “Nova” raporton se menaxherët e delegacionit u shprehën se dyshja nuk ka nevojë për promovim në Serbi, duke i lejuar pas insistimit vetëm dy pyetje të shkurtra për televizionin shtetëror RTS, teksa stafi numëronte sekondat.
Sipas mediave në Beograd, arsyeja e këtij veprimi lidhet me faktin që violinistja Linda Lampenius ka performuar në të kaluarën për trupat e NATO-s në Kosovë.
Por, një kërkim i thjeshtë tregon se vëmendja e saj për Kosovën vazhdon edhe sot. Linda ndjek në Instagram një nga emrat më të njohur të grimit në vendin tonë, Sellmën. Me sa duket, puna e saj ka mbërritur deri në Finlandë, duke bërë që artistja ta mbajë në listën e personave që ndjek në rrjetet sociale. Një tjetër emër nga Kosova që ndodhet në atë listë është edhe artistja me famë globale, Rita Ora.
Pavarësisht këtyre raporteve në prapaskenë, Finlanda me këngën “Liekinheitin” dominon bastet si favoritja absolute për të fituar Eurovisionin këtë vit. Konkurrenca mbetet e hapur me Greqinë dhe këngën “Ferto”, e cila pozicionohet si sfiduese në vendin e dytë, e ndjekur nga Danimarka që gjithashtu shihet si një pretendente serioze.


