Blerta Veseli sapo ka lëshuar projektin e saj më të ri muzikor dhe gjërat po bëhen vërtet serioze në skenën e muzikës. Pas vëmendjes që mori me projektin e fundit “Ndarja”, këngëtarja ka publikuar tani këngën e saj të re me titull “Business”, një videoklip që po tërheq sytë e publikut që në ditët e para të premierës në YouTube.
Nëse po kërkoni atë vibe “gangsta” por që njëkohësisht mbetet ritmik, modern dhe tepër tërheqës, kjo është padyshim kënga që po prisnit t’i bënit ‘save’. Blerta vjen vizualisht tejet e kuruar, duke u shfaqur plot vetëbesim me një klip që ka stil, estetikë të pastër dhe detaje që tregojnë qartë se ajo e merr shumë seriozisht karrierën e saj muzikore. Me një produksion të fuqishëm të realizuar nga Nurteel, menaxhuar në detaj nga Labinot Nuraj si producent ekzekutiv, dhe një videoklip vizualisht të goditur nga XL Films nën markën e Fole Publishing, çdo gjë rreth këtij projekti flet për nivel të lartë dhe ambicie të qarta në tregun tonë.
Melodia dhe teksti i “Business” janë fiks ato që të ftojnë për xhiro me makinë gjatë mbrëmjeve të nxehta.
Për këtë arsye, kjo prurje është automatikisht një sugjerim që duhet të jetë me patjetër në playlistën tuaj të verës këtë vit. Blerta po dëshmon dita-ditës se po ndërton një profil solid dhe interesant në industrinë e muzikës, dhe publiku tashmë po e mbështet këtë ritëm të saj të ri.
Shikoni klipin e saj të fundit dhe bëhuni gati ta mbani në ‘repeat’ kudo këtë sezon. /Prive By Liberta Spahiu


