Genc Prelvukaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në jetën e tij akademike, duke përfunduar zyrtarisht studimet e doktoraturës në fushën e historisë.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk ka munguar as urimi i ndjerë nga bashkëshortja e tij, Eni Koçi.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët, përmes së cilës ka shprehur krenarinë dhe gjithë mbështetjen për këtë sukses të Gentit.
Krahas fotografisë, Eni ka shkruar fjalë të veçanta, duke e uruar për këtë arritje:
„Nga sot, zyrtarisht Dr. Sc. Prelvukaj! Sot përfundove zyrtarisht doktoraturën dhe unë nuk mund të jem më krenare për ty. E di sa shumë punë dhe përkushtim qëndron pas kësaj arritjeje. Proud of you ❤️“
Urimi i saj është një dëshmi e mbështetjes dhe krenarisë për një prej arritjeve më të rëndësishme akademike të bashkëshortit të saj.
/Prive By LS



