Ish-banori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, po shijon në maksimum ditët e ngrohta, duke ndarë momente relaksi me ndjekësit e tij. Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një kolazh fotosh mjaft estetike nga pushimet, përfshirë edhe disa imazhe të printuara si “polaroid” ku shfaqet mjaft i buzëqeshur. Ndonëse postimi i tij shoqërohet thjesht me mbishkrimin “Vera”, nga pamjet e ndara vihet re qartë që ish-konkurrenti po i kalon këto ditë “vet i dyti”.
Ish-banori i “BBVK” ka zgjedhur që ende të mos e zbulojë zyrtarisht identitetin e partneres së tij për publikun e gjerë, duke i mbajtur këto momente intime larg vëmendjes së plotë mediatike.
View this post on Instagram
Megjithatë, për publikun dhe mediat rozë, ky lajm nuk është krejtësisht i panjohur. Kujtojmë se muaj më parë, Prive By Liberta Spahiu, zbuloi ekskluzivisht se Toney kishte nisur një njohje të re romantike. Kjo histori dashurie e ka zanafillën në një ftesë televizive, ku dyshja patën mundësinë të njiheshin më nga afër.
Vajza që i ka vjedhur zemrën Toney-t është Ega Islami. Edhe pse ai vetë po përpiqet t’i mbajë pushimet dhe lidhjen sa më private në profilet e tij, tashmë dihet se është pikërisht Ega ajo që po e shoqëron dhe po i bën këto ditë vere edhe më të bukura për ish-banorin e “BBVK”.
Se Toney po i kalon pushimet vet i dyti më së miri e dëshmon kjo foto ku Toney ka ndarë vetëm pak nga partnerja e tij! /Prive By Liberta Spahiu



