Rina Balaj, ka lansuar projektin e ri muzikor. Ajo ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri, i cili sapo ka bërë premierën në platformën YouTube.
Për këtë projekt të titulluar “Ma baby ma friend”, Rina ka bashkuar forcat me artistin 6 AM, i cili ka pasur një rol kyç në realizimin e këngës. Dyshja kanë shkruar së bashku tekstin, ndërsa 6 AM është kujdesur gjerësisht edhe për anën muzikore, duke realizuar instrumentalin (“beat-in”) si dhe “mix & master-in” e projektit.
Projekti muzikor vjen e shoqëruar me një videoklip, i cili është vizualizuar nga “Takat Studios”, nën produksionin ekzekutiv të “Three60 Music”.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu


