Gara në “Big Brother VIP Kosova 5” po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa gjashtë banorë janë përballë një televotimi që do t’i japë fund rrugëtimit të njërit prej tyre.
Fatlumi, Anjeza, Adriani, Fatjona, Akili dhe Valdeti janë gjashtë banorët e nominuar, njëri prej të cilëve do të largohet nga gara gjatë spektaklit të së premtes.
Televotimi u hap gjatë spektaklit të së hënës, pas nominimeve të banorëve, të cilët dhanë emrat dhe arsyet për personat që dëshironin t’i shihnin jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, faqja zyrtare e BBVK-së ka publikuar fotografitë e gjashtë të nominuarve, duke u bërë thirrje shikuesve të votojnë për banorin që dëshirojnë të shpëtojnë.
Tashmë vendimi është në duart e publikut, i cili përmes votave do të përcaktojë se kush do të vazhdojë rrugëtimin në garën për çmimin e madh dhe kush do ta përfundojë aventurën në BBVK 5.
Se cili prej gjashtë banorëve do të largohet, mbetet të shihet gjatë spektaklit të së premtes.
Po ju, cilin prej tyre dëshironi ta shpëtoni? /Prive By LS
View this post on Instagram


