Sonte në “Big Brother VIP Kosova 5” do të mbahet një tjetër spektakël Prime, ku një nga momentet më të rëndësishme pritet të jetë rezultati i televotimit.
Këtë javë, gjashtë banorë janë në nominim dhe rrezikojnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Bëhet fjalë për Fatjonën, Akilin, Valdetin, Vjollcën, Anjezën dhe Bejtën, të cilët janë në pritje të vendimit të publikut.
Televotimi është i hapur, ndërsa shikuesit kanë mundësi të votojnë për banorin që dëshirojnë ta shpëtojnë dhe ta mbajnë në garë.
Mbetet të shihet se cili prej tyre do të marrë mbështetjen e nevojshme për të vazhduar rrugëtimin dhe për kë do të përfundojë aventura në BBVK. /Prive By LS
View this post on Instagram


