Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Gjyqi ndaj Diddy-t po zbardh shumë të vërteta të fshehura
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Gjyqi ndaj Diddy-t po zbardh shumë të vërteta të fshehura
Yjet

Gjyqi ndaj Diddy-t po zbardh shumë të vërteta të fshehura

Written by:
Prive
Last updated: 13 Maj, 2025
Share

Gjyqi i reperit dhe producentit të njohur amerikan, Sean Diddy Combs, ka hyrë në një fazë të re tensioni, ndërsa ai përballet me një sërë akuzash të rënda që përfshijnë trafikim të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, shantazh dhe përfshirje në veprimtari që lidhen me prostitucionin.

Seancat po zhvillohen në gjykatën federale të Manhattanit, ku mbrojtja drejtohet nga avokati Marc Agnifilo, i njohur për eksperiencën e tij me raste të profilit të lartë. Në krah të tij është edhe avokati Teny Geraos. Ndërkohë, prokuroria është përfaqësuar nga një ekip me tetë anëtarë, mes tyre edhe Maureen Ryan Comey, një emër i njohur në Distriktin Jugor të New York-ut.

Në deklaratën hapëse, prokurorja Emily Johnson e përshkroi sjelljen e Combs si kriminale dhe theksoi se ai “kishte pushtetin të shkatërronte jetët e viktimave të tij.” Sipas saj, Combs nuk hezitoi të përdorte dhunë ndaj grave që nuk pranonin të merrnin pjesë në festat famëkeqe apo që guxonin ta kundërshtonin.

“Të mbijeturat do të flasin. Do të tregojnë se si përjetuan dhunë fizike, poshtërim dhe frikë të vazhdueshme. Si kaluan ditë të tëra të droguara në dhoma hoteli, duke u detyruar të vishnin kostume për të përmbushur fantazitë seksuale të Combs,” tha Johnson para trupit gjykues.

Combs u arrestua në shtator të vitit 2024, ndërsa vetëm pak muaj më parë, në mars të këtij viti, u kryen bastisje në rezidencat e tij në Miami dhe Los Angeles. Në aktakuzën e përditësuar, janë përfshirë tre gra të tjera që pretendojnë se janë trafikuar nga ai, ndërsa gjithashtu përmenden edhe pretendime për punë të detyruar në kushte çnjerëzore ndaj stafit të tij.

Çështja pritet të zgjasë disa javë dhe mund të rezultojë në një nga gjyqet më tronditëse të botës së showbiz-it amerikan. Prive by Liberta Spahiu 

 

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Qëndroi 25 minuta, çka ndodhi mes Eglit dhe Xhenetës në ditëlindje?
Next Article Shkodra Elektronike ndez përsëri skenën e Eurovizionit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Bonarti me dedikim të veçantë për Festën në ditëlindjen e saj!

Blogerja Festa Qoqaj feston sot ditëlindjen e saj. E…

Writen by
Prive
27 Shkurt, 2025
Yjet

Aludimet mbi vdekjen e Mentorit – reagojnë klerikët katolikë!

Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit Mentor…

Writen by
Prive
7 Mars, 2025
Yjet

Shqipëria gati për Eurovision, ‘Zjerm’ vjen me videoklip

Grupi Shkodra Elektronike ka lansuar me videoklip projektin muzikor…

Writen by
Prive
28 Mars, 2025
Yjet

Prisni pak, Luizi po kthehet në format reality?

E vërtetë Pak pasi u konfirmua Luana VJollca në…

Writen by
Prive
1 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?