Ish-emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur përsëri bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomati amerikan ka zbuluar se po shijon bukuritë e jugut të Shqipërisë.
Në fotot e publikuara në Instagram, ku vendndodhja e shënuar është Vlora, Grenell shihet duke shijuar perëndimin e diellit dhe detin e kaltër.
Këtë udhëtim ai e ka bërë në shoqëri të afërt, ku krahas fotove ka shkruar: “Shqipëria me miq dhe familje. Mirënjohës”.
Postimi i tij ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, mes të cilëve edhe figura të njohura shqiptare.
Grenell nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për jugun e Shqipërisë, duke e vizituar atë shpesh gjatë sezoneve verore. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


