Françeska Murati, ish-banorja e spikatur e “Big Brother VIP Albania 3”, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga arsyet kryesore se pse vendosi të zhvendosej përfundimisht në Shqipëri.
Përmes një bashkëbisedimi virtual në Instagram, modelja iu përgjigj kuriozitetit të fansave se pse hoqi dorë nga jeta në kryeqytetin britanik për t’u ankoruar në Tiranë.
Një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”.
Françeska nuk ka ngurruar të përgjigjet duke publikuar një imazh me pamje drejt detit të kaltër ku shkruan:
“Sepse tani, çdo e premte duket kështu”.
Kjo tregon se mundësia për të shijuar fundjavat bregdetare dhe klimën e ngrohtë ka qenë një shtysë e fortë për këtë ndryshim të madh në jetën e saj.

Prej dy vitesh, që nga përfundimi i aventurës së saj në reality-show, Françeska është vendosur zyrtarisht në Tiranë, ku vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjetet sociale. Ajo njihet gjerësisht për jetën e saj luksoze, veshjet e shtrenjta të markave prestigjioze dhe stilin e kuruar deri në detaje.
Përveç angazhimeve të saj profesionale, Françeska është gjithashtu një nënë e përkushtuar e një djali të vogël, me të cilin ndan shpesh momente të ëmbla. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


