Mirdon Pacolli, ish-banori i njohur i edicionit të “Big Brother Vip Kosova”, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale.
Ai ka vendosur të martohet sonte në një ceremoni private, duke e mbajtur këtë ngjarje të rëndësishme larg vëmendjes mediatike.
Burime të afërta me çiftin kanë zbuluar për IndeksOnline se ceremonia do të mbahet në një ambient intim, me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve të ngushtë, një përzgjedhje që tregon se Mirdoni ka preferuar që këtë moment të jetës së tij ta ndajë vetëm me ata që janë më të rëndësishmit për të, pa ndikuar nga kamera dhe mediat.
View this post on Instagram
Mirdoni u bë i njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në reality show-n “Big Brother Vip Kosova”, ku mori shumë vëmendje dhe koment nga fansat dhe media. Pas përfundimit të këtij foemati televiziv, ai ka preferuar të jetojë jetën e tij private larg dritës së kamerave dhe analizës publike.
Me gjithë se Mirdoni ka preferuar të ruajë një distancë nga mediat, kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, të cilët janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth jetës së tij pas përfundimit të “Big Brother Vip Kosova”.
Ceremonia e tij e martesës, e cila do të mbahet në një ambient të thjeshtë dhe intim, është një tjetër dëshmi e vendimit të tij për të ruajtur një jetë të qetë dhe të përqendruar te njerëzit e tij të dashur.