Nëse mendonit se konflikti mes Pete Davidson dhe Kanye West i përkiste së shkuarës, mendoheni edhe një herë.
Komediani Pete Davidson sapo i ka hedhur benzinë zjarrit me një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të shumta.
Gjatë mbrëmjes së të dielës në “Kia Forum” në Los Anxhelos, Davidson u ngjit në skenë për të ironizuar Kevin Hart-in, por nuk la pa shënjestruar edhe emra të tjerë si Tony Hinchcliffe, Lizzo dhe, natyrisht, Kanye West.
Me një goditje të drejtpërdrejtë “nën brez”, Pete u shpreh:
“Kam qenë në një konflikt me Kanye-n, kështu që jam mësuar të marr goditje nga nazistë gej më të mirë se ai.”
Kjo deklaratë e fortë ishte një ironi e hapur ndaj reperit, i cili prej vitit 2022 ka shkaktuar polemika të mëdha për deklaratat e tij pro Hitlerit dhe nazizmit.
Edhe pse së fundmi Kanye kërkoi falje publike për komentet antisemite — madje duke blerë një faqe të plotë në “Wall Street Journal” për të shprehur pendesën — Davidson duket se nuk ka ndërmend t’ia harrojë.
Kujtojmë se përplasja mes tyre nisi në vitin 2022, kur Pete Davidson ishte në një lidhje me ish-bashkëshorten e reperit, Kim Kardashian.
Në atë kohë, Kanye e sulmoi vazhdimisht komedianin në rrjetet sociale, duke i vënë nofkën fyese “Skete” dhe duke publikuar klipe muzikore ku shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj një figure që ngjante me Pete. /Prive By Liberta Spahiu
Pete Davidson made a Charlie Kirk joke toward Tony Hinchcliffe and calls Ye a ‘gay Nazi’ during Kevin Hart’s roast.
“Tony reminds me of Charlie Kirk, and that’s he’s definitely been on camera letting a guy unload in his throat. Oh you don’t know me? yeah ‘Kill Tony.’ Please… pic.twitter.com/JGmZMX2AAk
— FearBuck (@FearedBuck) May 11, 2026


