Drilon Rama ka folur gjerësisht për Prive By Liberta Spahiu rreth përplasjes së tij me Amarildo Bakajn, duke zbuluar edhe detaje nga komunikimi privat mes tyre.
Ai tregoi se fillimisht nuk e kishte parë mesazhin e Amarildos, por reagoi pasi pa një story të tij në rrjete sociale.
“Mesazhin e tij nuk e kam pa. Kur e pashë storyn e tij, ia kam kthy”, tha Driloni.
Sipas tij, mesazhi që kishte marrë ishte i gjatë dhe përmbante tone kërcënuese. Driloni nuk deshi ta zbulonte të gjithë përmbajtjen, por tregoi disa prej fjalëve që, sipas tij, Amarildo ia kishte shkruar.
“Nuk po du me folë çka ka shkru, por ka qenë një tekst i gjatë që ka folë, ka kërcënuar. ‘Kam me të lypë’, ‘kam me të gjetë’”, rrëfeu ai.
Driloni thotë se përgjigjja e tij ka qenë e drejtpërdrejtë, duke i kërkuar Amarildos të sqaronte nëse synimi i tij ishte një përballje fizike apo jo.
“Unë prapë ia kam kthyer: ‘Tregom, a je ka don me u rreh a jo?’ Për tjera sende, nëse ke ndërmend me bo diçka, hajde e mos më lodh tu më shkru libra aty, se unë jam duke e pritë meçin më shumë, jo”, tha ai.
Rama ka folur edhe për detaje të tjera të kësaj përplasjeje dhe çfarë ka ndodhur prapa asaj që publiku ka parë në rrjete sociale.
Intervistën e plotë me Drilon Ramën ndiqeni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu


