Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Hayden Panettiere, ka reaguar edhe ish-partneri i saj, ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, me të cilin ajo ka një vajzë, Kaya.
Përmes një postimi në Instagram, Klitschko ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e aktores, duke e cilësuar vdekjen e saj si një lajm thellësisht të dhimbshëm.
Ai ka kujtuar se, edhe pse prej kohësh nuk ishin më bashkë, Hayden mbeti një person i rëndësishëm në jetën e tij dhe, mbi të gjitha, nëna e vajzës së tyre.
Klitschko ka vlerësuar gjithashtu karrierën e saj dhe talentin që ajo tregoi ndër vite, duke theksuar se, përveç suksesit, ajo ishte përballur edhe me vështirësitë e një industrie shumë kërkuese.
Në mesazhin e tij, ish-boksieri ka thënë se kujtimet që kanë ndarë së bashku do të mbeten gjithmonë pjesë e jetës së tyre. Ai ka theksuar se do të kujdeset që vajza e tyre, Kaya, ta kujtojë gjithmonë nënën e saj me respekt dhe dashuri.
Në fund, Klitschko u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe fansave të Hayden, ndërsa ka kërkuar që në këtë periudhë të vështirë të respektohet privatësia e familjes.
“Pusho e qetë, Hayden. U prehsh në paqe të përjetshme”, ka shkruar ai në përmbyllje të mesazhit të tij.
Hayden Panettiere dhe Wladimir Klitschko u njohën në vitin 2008 dhe një vit më vonë nisën lidhjen e tyre.
Marrëdhënia e tyre kaloi nëpër disa ndarje dhe ribashkime, ndërsa në vitin 2013 çifti u fejua.
Në vitin 2014, ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Kaya.
Pas disa vitesh së bashku, Panettiere dhe Klitschko u ndanë përfundimisht në vitin 2018, por vazhduan të ruanin një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës së tyre. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


