Mes spekulimeve të shumta për një krizë të mundshme mes Klodit dhe Elijonës, diçka e pazakontë ka ndodhur me llogarinë e Klodit në Instagram.
Së fundmi, në profilin e ish-finalistit të “Big Brother VIP Kosova” shfaqet mesazhi “User not found”, ndërsa nuk dihet ende nëse llogaria i është mbyllur nga ndonjë sulm kibernetik apo nëse është një veprim i vetë Klodit për t’u shkëputur përkohësisht nga rrjetet sociale.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë në një periudhë të shkurtër që Klodi has në një problem të tillë me llogarinë e tij në Instagram.
Kjo ngjarje vjen pas disa ditësh mungese të postimeve të përbashkëta mes çiftit, gjë që bëri që rrjeti të shpërthejë nga thashethemet se diçka nuk po shkon mirë mes tyre.
Mungesa e ndërveprimeve publike mes Klodit dhe Elijonës vetëm sa i shtoi aludimet e ndjekësve për një krisje të mundshme.
Mirëpo, mbrëmjen e kaluar një përgjigje ndaj këtyre thashethemeve ka ardhur nga Olti Curri.
Ai ka publikuar një fotografi krah Klodit nga një event i mbajtur në jug të Shqipërisë nga “Maison de Parfum Tirana” dhe “Amouage” — aktivitet ku Elijona nuk ishte e pranishme.
Krahas fotografisë, Olti ka hedhur poshtë zërat për ndarje duke shkruar: “Elijona dhe Klodi janë bashkë si @amouageofficial me @maisondenparfum_tirana dhe @prodanialda”.
Ndonëse ky reagim u përpoq të qetësonte ujërat, detajet rreth ‘zhdukjes’ së profilit të Klodit dhe se çfarë po ndodh realisht mes çiftit mbetet t’i tregojë koha. /Prive By Liberta Spahiu