Rina Balaj, shquhet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe raportin e afërt që mban me ndjekësit në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë një koment interesant në Instagram, ku ka treguar se nuk u kushton aspak rëndësi trendeve të fundit të teknologjisë.
Përmes një “selfie” në pasqyrë, ku Rina shfaqet në formë mjaft të mirë fizike e veshur me rroba sportive, ajo ka shkëputur pak kohë për t’iu përgjigjur një komenti që i kishte bërë përshtypje. Një nga ndjekësit e kishte “kritikuar” ose pyetur se përse nuk e kishte përditësuar telefonin e saj me modelin më të ri në treg.
“Dje dikush më ka komentuar ‘pse nuk e ke blerë iPhone 17’ ose çfarë di unë se cili është i fundit që ka dalë tani,” ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë (Instastory), duke iu referuar modeleve të fundit të markës Apple.
Përgjigja e saj në vazhdim ishte epike dhe tregoi mospërfilljen e saj totale ndaj këtyre detajeve materiale. Me nota humori, Rina shtoi: “…unë nuk e di as ky që e kam, çfarë telefoni është.”
Me këtë reagim, Rina i ka bërë të qartë publikut se, ndryshe nga presioni i rrjeteve sociale për të pasur gjithmonë pajisjet më të shtrenjta dhe më të reja, ajo nuk e vret mendjen për këto gjëra. /Prive By Liberta Spahiu



