Leonora Jakupi ka reaguar pas komenteve se nuk ishte e pranishme në marshin e mbajtur dje në Prishtinë. Këngëtarja ka sqaruar se ajo ishte pjesë e protestës, ndërsa sot ndodhet jashtë Prishtinës për pushim.
Përmes një postimi në Instagram, Leonora iu drejtua drejtpërdrejt mediave, duke bërë të ditur se më 16 shtator do të jetë sërish në Prishtinë.
“Media të dashura, dje në protestë, sot në pushim, më 16 në Prishtinë! A keni nevojë për më shumë info?”, shkroi ajo.
Reagimi i saj vjen pikërisht për t’i dhënë fund aludimeve rreth mungesës së saj, duke konfirmuar se kishte marrë pjesë në marsh.



