Mbrëmja e djeshme në “Zone Club” dhuroi një atmosferë të zjarrtë, ku Dhurata Dora dhe Gjesti performuan për herë të parë bashkë projektin e tyre më të ri.
Përveç kësaj surprize, vëmendjen kryesore e morën fjalët e ngrohta që këngëtarja zgjodhi t’i thoshte kolegut të saj direkt nga skena.
Përpara të pranishmëve, Dhurata nuk i kursye vlerësimet për artistin, duke u shprehur:
“Meriton gjithë suksesin që ke dhe me zor pres të dalë kënga nesër.”
Lajmin për lansimin e projektit dyshja e konfirmoi edhe përmes një postimi të përbashkët në Instagram ditën e djeshme, ku bënë të ditur se bashkëpunimi i tyre i shumëpritur, i titulluar “Gasolina”, do të publikohet sot në orën 18:00.
Kjo këngë ka ngjallur prej kohësh një kureshtje të madhe te publiku, e cila u rrit akoma më shumë pasi një pjesë e saj rrodhi së fundmi në TikTok dhe u bë menjëherë virale.
Kujtojmë se “Gasolina” ishte planifikuar të lansohej që gjatë verës së kaluar, mirëpo për shkak të situatës së krijuar rreth Gjestit në atë periudhë, publikimi u shty.
Tashmë, pas një pritjeje të gjatë, kënga është përfundimisht gati për të parë dritën e publikimit. /Prive By Liberta Spahiu
@gjestt..gimb0 Dhurata 🤍 #gjesti #dhuratadora #gasolina ♬ original sound – gjestt..gimb0
@_dhuratadoraaa_ « Gasolina » today at 18:00 ! ⛽️🔥@Dhurata Dora @gjesti #dhuratadora #gjesti #mitrovica ♬ son original – Dhurata Dora


