Artisti i ri shqiptar Meriton Rama, i njohur prej kohësh me përmbajtjen kreative në rrjete sociale, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “TOKË”, të shoqëruar me videoklip zyrtar, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore muzikore.
“TOKË” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës.
Muzika është prodhuar nga ARNON, ndërsa teksti është shkruar nga Meriton Rama. Videoklipi është realizuar nën regjinë e Jasmin Rexhepit (Anamor Studio).
Projekti është publikuar në Spotify, Apple Music, YouTube Music, Deezer, Amazon Music dhe platformat e tjera muzikore, ndërsa videoklipi zyrtar mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Meriton Ramës në YouTube:
Me këtë projekt, Meriton Rama prezantohet për herë të parë para publikut, duke sjellë një identitet të veçantë artistik dhe një realizim profesional.


