Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik R. Berisha.
Rasti lidhet me një postim të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook, që kishte të bënte me deputetin Fatos Geci.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta fshinte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.
Ndërkohë, një ditë më parë, familjarët e Gecit kishin ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, Rilind Geci kishte njoftuar se gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar, pasi tensioni i gjakut i kishte rënë në nivele shumë të ulëta, pa shfaqur simptoma paraprake.
Për gjendjen e tij shëndetësore ishte kujdesur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku ai kishte marrë trajtimin e nevojshëm.
Pas këtyre zhvillimeve, është konfirmuar edhe lirimi i Gani Gecit nga paraburgimi, pas intervistimit në Prokurorinë e Shtetit lidhur me rastin e dyshuar të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. /Prive By LS


