>Sot është një ditë e veçantë për Vesa Vllasaliun dhe futbollistin Mirlind Daku, pasi vajza e tyre e vogël, Miresa, mbush tetë muaj jetë.
Për të shënuar këtë moment të ëmbël, Vesa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe mjaft të ngrohta të së bijës pranë tullumbaces festive me numrin tetë.
Në fotot e publikuara, e vogla shihet e veshur me një tutë të kuqe sportive, ndërsa në një prej momenteve merr edhe përkëdheljen e ngrohtë të të atit.

Çifti, të cilët u bënë prindër për herë të parë, tashmë publikojnë shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria me të bijën, duke mos e fshehur më fytyrën e saj.
Kjo paraqet një ndryshim nga muajt e parë pas lindjes, kur ata kishin zgjedhur të tregoheshin më hermetikë duke e mbajtur të fshehtë portretin e Miresës.
Sot, gëzimi i tyre familjar ndahet hapur me ndjekësit, të cilët nuk i kanë kursyer urimet e shumta për këtë tetëmujor.
/Prive By Liberta Spahiu



