Nuk ka asgjë më të bukur sesa kur talenti qëndron brenda familjes, dhe tri motrat Aida, Venesa dhe Argjenda Doçi sapo na e vërtetuan këtë. Ato kanë vendosur të bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor, i cili që në sekuencat e para të jep ndjesinë e një hiti të padiskutueshëm.
Vajzat kanë ndarë një video të shkurtër në Instagram ku shihen plot energji duke kënduar e kërcyer në makinë, dhe atmosfera e këngës të rrëmben menjëherë.
Kënga e tyre më e re mban titullin mjaft premtues “Sa gota” dhe, siç njoftoi vetë Aida në rrjetet sociale, do të lançohet shumë shpejt. Nga ajo pak që mund të dëgjohet në video, ritmi është pikërisht ai që na duhet për ditët e nxehta që po vijnë, duke bërë që fansat të nisin menjëherë numërimin mbrapsht për publikimin e plotë. Komentet e ngrohta dhe mbështetja e madhe nga ndjekësit në postim tregojnë se pritshmëritë janë vërtet të larta.
View this post on Instagram
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Argjenda lançoi projektin e saj solo të titulluar “Ndjenja”. Kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, duke u kthyer shumë shpejt në një prej këngëve më të pëlqyera të momentit e duke u bërë plotësisht virale në TikTok.
Me këtë hov të marrë, bashkëpunimi i ri “Sa gota” me Aidën dhe Venesën thjesht do të vulosë suksesin e radhës për motrat Doçi.
/Prive By Liberta Spahiu


