Një lajm i hidhur ka tronditur sot jetën e këngëtares së njohur shqiptare, Besiana Kasami, e cila për publikun njihet dhe dashurohet si Big Mama.
Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një njoftim të rëndë, duke bërë me dije se nëna e saj, Emine Kasami, ka ndërruar jetë. Përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram, Big Mama ka njoftuar familjarët, miqtë dhe gjithë dashamirësit për këtë humbje të madhe që ka lënë një boshllëk të thellë tek ajo dhe familja e saj e afërt.
Në njoftimin e shpërndarë, këngëtarja ka dhënë edhe detajet e ceremonisë mortore për të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit nënës së saj. Falja e namazit të xhenazes do të mbahet te varrezat e reja, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më datë 20 mars 2026, pas namazit të xhumasë, në varrezat e vjetra. Ky është një detaj që tregon respektin dhe traditën me të cilën familja po i jep lamtumirën e fundit njeriut të tyre të dashur.
Big Mama njihet gjerësisht në showbizzin tonë për natyrën e saj tepër energjike, pozitive dhe lidhjen shumë të ngushtë që ka patur gjithmonë me familjen.
Për një personazh që jep kaq shumë të qeshura në ekran, kjo ngjarje është padyshim një goditje e rëndë dhe një moment i errët. Në këto momente të vështira, pritet që miq të shumtë nga bota e televizionit dhe muzikës, si dhe ndjekësit e saj besnikë, t’i qëndrojnë pranë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. /Prive By Liberta Spahiu



