Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica, ka njoftuar anulimin e mbrëmjes muzikore të planifikuar për t’u mbajtur sonte.
Ky vendim vjen si shenjë respekti ndaj zhvillimeve të sotme në Gjykatën e Hagës, lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar agjendën e ngjarjes muzikore, mbi të cilën është vendosur mbishkrimi i kuq “ANULOHET”. Ajo shprehu solidaritetin e saj me vendimin gjyqësor ndaj atyre që i cilësoi si çlirimtarë të vendit.
“Për shkak të vendimit të sotëm për çlirimtarët tanë dhe në shenjë respekti, mbrëmja muzikore sonte anulohet. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Vesa në njoftimin e saj drejtuar publikut dhe ndjekësve.
/Prive By Liberta Spahiu



