Prej disa ditësh në rrjet po qarkullonin zëra të shumtë për një duet të mundshëm mes dy yjeve të muzikës shqiptare, Yll Limanit dhe Rina Balajt.
Megjithatë, dyshja zgjodhi të qëndronte në heshtje, duke mos konfirmuar apo mohuar asgjë, gjë që shtoi akoma më shumë kuriozitetin e ndjekësve të tyre.
Dyshimet e para nisën pasi fansat me sy të mprehtë kapën detaje nga postimet e artistëve në rrjetet sociale. Ndjekësit vunë re se si Ylli, ashtu edhe Rina, ndodheshin në të njëjtën kohë në të njëjtin destinacion – në Mallorca të Spanjës. Ky përkim i detajeve bëri që rrjeti të “ziente” se ata po xhironin videoklipin e ri atje.
Së fundmi, çdo gjë ka rezultuar e vërtetë dhe dyshimet morën fund.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku shihen pikërisht në bregdetin shkëmbor të Spanjës, artistët kanë dhënë lajmin e madh se surpriza vjen sot.
“Sot n’18:00 unë edhe Rina e kemi një këngë për juve” – ka shkruar Ylli, duke konfirmuar se projekti i tyre i shumëpritur do të publikohet pas pak orësh.
Numërimi mbrapsht ka nisur! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


