Këngëtari i njohur shqiptar Noizy, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe SPAK.
Prania e reperit në institucionet e drejtësisë vjen në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili drejtohej nga Laert Haxhiu. Këngëtari është thirrur nga drejtësia për të dhënë deklarimet e tij në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje.
Në këtë proces, Noizy nuk është thjesht një dëshmitar i zakonshëm, por figuron zyrtarisht si palë e dëmtuar. Përfshirja e tij lidhet drejtpërdrejt me një ngjarje që ka ndodhur kohë më parë e cila preku bizneset e tij.
Sipas dosjes hetimore, një nga episodet kriminale për të cilat akuzohen anëtarët e grupit të Haxhiut është pikërisht sulmi ndaj pronës së këngëtarit. Bëhet fjalë për shpërthimin me lëndë eksplozive të lokalit në pronësi të Rajkut, i ndodhur në zonën e Currilave, në qytetin e Durrësit.
Dëshmia e tij para togave të zeza pritet të japë më shumë detaje rreth këtij episodi, duke ndihmuar autoritetet në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit kriminal dhe dëmeve të shkaktuara. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


