Ditëlindje jubilare për Eli Malajn. Këngëtarja e njohur shkodrane ka mbushur sot 40 vjeç, por ndryshimin e prefiksit duket se ka vendosur ta përballojë në mënyrën më të mirë të mundshme, me humor.
Mes shumë lulesh, tortës dhe urimeve që ka marrë, Eli ka ndarë edhe një fotografi nga festa, duke e nisur mesazhin me batutën: “Nuk du me tregu qe i bana 40”.
Megjithatë, përtej shakasë për numrin, artistja është shfaqur mirënjohëse për njerëzit që ka pranë.
“I jam mirënjohëse Zotit, familjes, miqve, e ju që më doni dhe pa më taku asnjëherë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ndihet me fat dhe duke uruar që të ketë pranë njerëzit e saj “sot e mot”.
Eli Malaj ka lindur më 9 shtator 1986 në Shkodër dhe prej vitesh është një prej emrave më të njohur të muzikës live dhe festive shqiptare. Në moshën 18 vjeçare ajo ishte zhvendosur në Tiranë, ku nisi të ndërtonte më seriozisht rrugëtimin e saj në muzikë.
E bukura është se vetëm një vit më parë Eli kishte publikuar edhe projektin “Ditëlindja” në bashkëpunim me Bes Kallakun.
Këtë herë kënga e ditëlindjes mund t’i kushtohet vetë asaj, me një ndryshim të vogël: numri 40, të cilin Eli po përpiqet ta mbajë “sekret”. /Prive By Liberta Spahiu


