Dafina Zeqiri ka udhëtuar drejt Romës për të qenë pjesë e dasmës së Kidës, e cila kurorëzon dashurinë nesër, më 1 shtator. Por prania e Dafinës merr një tjetër kuptim kur rikthehemi dy vite pas në kohë.
Dafina dhe Kida, dikur shumë të afërta dhe me bashkëpunime të suksesshme mes tyre, në shtator të vitit 2024 kishin ndërprerë raportet. Dyshimet nisën pasi u vu re se këngëtaret nuk ndiqnin më njëra tjetrën në Instagram, ndërsa asnjëra nuk foli publikisht për arsyen e distancimit.
Koha e prishjes së raportit përkoi pikërisht me periudhën e martesës së Dafinës. Vetëm rreth dy javë pasi distancimi i tyre u bë publik, më 14 shtator 2024, Dafina dhe Kreshnik Gjergji bënë celebrimin, ndërsa më 26 tetor organizuan dasmën e madhe. Kida nuk ishte pjesë e saj.
Raporti mes dy artisteve qëndroi i ftohtë për muaj të tërë, deri në shtator të vitit 2025, kur Prive By Liberta Spahiu raportoi se ato kishin lënë pas mosmarrëveshjet dhe kishin rikthyer komunikimin.
Një vit pas pajtimit, situata është krejt tjetër. Kida martohet më 1 shtator 2026 në Romë, ndërsa Dafina tashmë ka mbërritur në kryeqytetin italian për të qenë pranë saj në këtë moment të rëndësishëm.

Pra, ndërsa Kida nuk ishte në dasmën e Dafinës në vitin 2024, dy vite më vonë Dafina do të jetë e pranishme në dasmën e saj, duke vulosur edhe publikisht se periudha e distancimit mes tyre tashmë i përket së kaluarës. /Prive By Liberta Spahiu


