Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Nuk shihja më dritë”, Efi Dhedhes zbulon terapinë që i ndryshoi jetën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Nuk shihja më dritë”, Efi Dhedhes zbulon terapinë që i ndryshoi jetën
Yjet

“Nuk shihja më dritë”, Efi Dhedhes zbulon terapinë që i ndryshoi jetën

Written by:
Prive
Last updated: 14 Maj, 2025
Share

Në rrjetet sociale jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur, me stil dhe plot jetë. Por pas imazhit glam, Efi Dhedhes, ish-finalistja karizmatike e Big Brother VIP Albania 2, ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe këtë herë ka vendosur ta ndajë me ndjekësit.

E pyetur se kur e ka nisur rrugëtimin me psikologun, Efi tregoi hapur:

“Te psikologu kam shkuar në momentin më të errët të jetës sime, ku nuk pashë më dritë”

Ajo i këshillon të gjithë që të mos presin fundin për të kërkuar ndihmë, por ta bëjnë kujdesin për veten pjesë të përditshmërisë. Sipas saj, sado të flasim me njerëzit që kemi pranë, askush nuk na kupton sa vetja jonë. Psikologu, thotë ajo, të ndihmon të rikthehesh tek vetja.

Pas kësaj faze sfiduese, Efi ka ndjekur edhe një terapi specifike që e ka ndihmuar jashtë mase – BWRT. Një ndjekës e pyeti se me çfarë e ka ndihmuar më shumë kjo terapi dhe përgjigja ishte e qartë:

“Me çdo gjë. Terapia BWRT është një terapi e shpejtë dhe efektive që ndihmon në çlirimin nga ankthi, fobitë, traumat dhe mendimet e padëshiruara duke punuar direkt me mënyrën si truri i përpunon përjetimet pa pasur nevojë të rikujtosh ngjarjen nëse nuk ke dëshirë”

Çfarë është BWRT?

BWRT – BrainWorking Recursive Therapy është një formë moderne e psikoterapisë që përdor teknika të neuroshkencës për të ndihmuar individin të ndërpresë reagimet emocionale të pavullnetshme që lidhen me ankthin, traumën apo mendimet e padëshiruara. Ajo punon në mënyrë të thellë me sistemin nervor, duke shmangur rikthimin emocional tek ngjarjet e kaluara, dhe është veçanërisht e dobishme për ata që nuk duan të rihapin plagët e së shkuarës për të ecur përpara.

Në një kohë kur temat e shëndetit mendor ende perceptohen me paragjykim, Efi Dhedhes guxon të flasë hapur. Duke ndarë përvojën e saj, ajo jep një mesazh të qartë për të gjitha vajzat që e ndjekin dhe e shohin si shembull të një gruaje të fortë në dukje por që nuk ka frikë të pranojë plagët e padukshme.

Mesazhi që lë pas është i fuqishëm Kujdesi për shëndetin mendor nuk është shenjë dobësie por zgjedhje për të jetuar me më shumë vetëdije dhe dashuri për veten. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 24 vjet “n’kajmak” për Rina Lipën
Next Article Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të dytë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Martohen Egli dhe Gjesti, pamjet e para nga dasma

Ashtu siç u lajmërua, sonte brenda ambienteve të shtëpisë…

Writen by
Prive
14 Prill, 2025
Yjet

Kolegët e punës kapen në tradhti para syve të botës, ja çka ndodhi pas

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, është në…

Writen by
Prive
17 Korrik, 2025
Yjet

Dafina shtrihet në spital, pritjes së ëmbël po i vjen fundi

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri ‘lindi’ nga portalet…

Writen by
Prive
11 Korrik, 2025
Yjet

“Zojë e randë”, kënga që çdo grua duhet ta dëgjojë nga Remzie Osmani

Ikona e muzikës popullore, Remzie Osmani, është rikthyer me…

Writen by
Prive
20 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?