Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Piranja” bie në rrjetën e dashurisë: Gazetarja investigative Edone Gashi zbulon partnerin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Piranja” bie në rrjetën e dashurisë: Gazetarja investigative Edone Gashi zbulon partnerin
Yjet

“Piranja” bie në rrjetën e dashurisë: Gazetarja investigative Edone Gashi zbulon partnerin

Written by:
Prive
Last updated: 15 Shkurt, 2026
Share

Jemi mësuar ta shohim në terren, duke ndjekur këmba-këmbës abuzuesit, zyrtarët e korruptuar apo personazhet që i shmangen drejtësisë, por këtë herë gazetarja investigative e emisionit “Piranjat”, Edone Gashi, është vendosur vetë në qendër të vëmendjes. E njohur për publikun si “Shoqja Edone”, gazetarja e cila nuk njeh frikë kur bëhet fjalë për të zbardhur të vërtetën, ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të zbuluar anën e saj më të butë dhe romantike, duke konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë.

Personi që ka arritur t’ia rrëmbejë zemrën gazetares së “rrezikshme” është Justin Prendi.

Çifti ka zyrtarizuar romancën e tyre përmes një fotografie të përbashkët në rrjetet sociale, ku shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Për ta bërë momentin edhe më special, postimi u shoqërua me kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, duke i dhënë një nuancë kinematografike zbulimit të partnerit. Edona, e cila zakonisht është ajo që bën pyetjet e vështira dhe zbulon sekretet e të tjerëve, këtë herë duket se është dorëzuar para dashurisë, duke lënë mënjanë mikrofonin investigativ për të shijuar momentet private.

Ky zhvillim, i cili mësohet se ka tre vite ka surprizuar ndjekësit e saj, të cilët e identifikojnë me natyrën e saj luftarake në ekranin e “Piranjave”. Me sa duket, edhe “piranjat” dinë të bien në rrjetë kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës.

Mbetet për t’u parë nëse Edona do të ndajë më shumë detaje rreth kësaj historie në ditët në vijim, apo do të rikthehet sërish në misionin e saj për të “gjuajtur” lajmet e bujshme, tashmë me një mbështetje më shumë në krah. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kaderi e zgjidh vetë “enigmën” e Shën Valentinit: Ja kush ia rrëmbeu zemrën këtë vit
Next Article Pas dramës me Benitën, mos vallë Endri paska gjetur dashurinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Anisa ‘marton’ vëllain, por fundi nuk shkoi siç pritej!

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka bërë…

Writen by
Prive
20 Tetor, 2025
Yjet

Ekskluzive: Zbulohet gruaja e Feros, ngjashmëritë ‘e frikshme’ me Arbenitën!

Ish reperi Fero u martua për herë të dytë…

Writen by
Prive
25 Shkurt, 2025
Yjet

Gazeta gjermane shkruan për ndarjen nga jeta të Shpatit

Gazeta gjermane "Bild" raporton me dhimbje vdekjen e papritur…

Writen by
Prive
27 Nëntor, 2025
Yjet

Olta Gixhari na lë pa fjalë, prezanton shtëpinë e re me tarracë luksoze

Aktorja Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit në Instagram…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Pse gjykata caktoi një muaj paraburgim për Gjestin?
13 Mars, 2026
Gjykata merr vendimin për Gjestin
13 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?