Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Po! Eminem në lidhje me stilisten shqiptare
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Po! Eminem në lidhje me stilisten shqiptare
Yjet

Po! Eminem në lidhje me stilisten shqiptare

Written by:
Prive
Last updated: 17 Tetor, 2025
Share

Reperi i njohur botëror Eminem duket se ka gjetur dashurinë pranë grimeres dhe stilistes me origjinë shqiptare, Katrina Malota.
Sipas burimeve të TMZ, marrëdhënia mes artistit 52-vjeçar dhe bashkëpunëtores së tij të vjetër ka marrë së fundmi një kthesë romantike — edhe pse nuk dihet saktësisht kur ka nisur lidhja e tyre.

Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka qenë pjesë e ekipit të Eminem për vite të tëra, duke punuar me të në videoklipe muzikore dhe projekte të ndryshme profesionale. Përveç bashkëpunimeve me reperin e famshëm, në portofolin e saj profesional gjenden edhe emra të tjerë të njohur të industrisë së muzikës si Snoop Dogg, Robin Thickedhe 50 Cent.

Kur nuk është në turne apo në xhirime me Eminem, Katrina punon si grimiere dhe stiliste në një sallon bukurie në Birmingham, Michigan, ku është e njohur për profesionalizmin dhe stilin e saj unik.

Ndërkohë, vetë Eminem — emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III — ka preferuar gjithmonë ta mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut.

Ai ka qenë më parë i martuar dhe i divorcuar dy herë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott, me të cilën ka një vajzë, Hailie Jade, sot 29 vjeçe.

Megjithëse as reperi dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar, fansat në rrjetet sociale janë të bindur se kjo është lidhja më e rëndësishme e Eminem pas shumë vitesh, dhe nuk kanë munguar urimet për çiftin e ri që ka ngjallur shumë kuriozitet. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pa e menduar aspak, Loredanës i bëri vaki kjo gjë me mëngjes
Next Article Rrëfimi emocionues i Neslihan muaj pasi u bë nënë për herë të parë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ri-hapet Maison De Parfum Prishtina në Albi Mall!

Pas disa ditësh jashtë funksionit për shkak të punimeve…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Yjet

Reperi Vig Poppa diplomon në Suedi

Reperi i njohur Vig Poppa prej kohësh është zhvendosur…

Writen by
Prive
6 Qershor, 2025
Yjet

Pamje sensitive – Rozana zbulon gjoksin aksidentalisht!

Rozana Radi është përballur me një situatë tejet të…

Writen by
Prive
14 Shkurt, 2025
Yjet

Po kalon krizë martesore? Françeska flet për herë të parë: “Do flas kur të jem gati”

Ish banorja e Big Bothert Vip Albania 3 dhe…

Writen by
Prive
24 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?