Përplasja virtuale mes dy boksierëve shqiptarë ka marrë përmasa të reja pas intervistës së Drilonit në Prive by Liberta Spahiu.
Gjatë bisedës, Driloni pretendoi se Amarildo Bakaj kishte qenë i pari që e kishte kontaktuar me tone kërcënuese në rrjete sociale, ndërsa deklaroi se është i gatshëm ta presë atë për një përballje direkte në ring.
Nuk ka vonuar reagimi i Amarildo Bakajt, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video nga pjesëmarrja e Drilonit në Big Brother VIP Kosova, ku ky i fundit dëgjohej të deklaronte se i ka rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani.
Përmes këtij postimi, Bakaj kërkoi të sqarojë kontekstin e përplasjes, duke bërë të ditur se nuk kishte qenë ai nismëtari i sherrit pa arsye, por se reagimi i tij fillestar erdhi pikërisht si kundërpërgjigje ndaj atyre deklaratave.
Përmbi videos së publikuar, Amarildo ka shkruar fjalë për fjalë reagimin e tij:
“Duke u munduar t’i gënjejë shqiptarët se Amarildo i ka kërkuar ndeshje, vetëm për të më nxjerrë keq mua para shqiptarëve. Unë në jetën time nuk do ta bëja një gjë të tillë. Unë as nuk e kam njohur, veçse ma dërguan shqiptarët videon ku po thoshte: ‘I kam rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani’. Dhe prapë nuk i pata kërkuar ndeshje, por e porosita që të flasë mirë. Por, siç po duket, duhet me të vërtetë t’ia plotësoj dëshirën. Mos më fajësoni në fund; vetë ia ka nisur dhe vetë po i hedh benzinë!”
Përmes këtij mesazhi, boksieri paralajmëron se një përballje me Drilonin në ring mund të bëhet realitet, duke theksuar se përgjegjësia për përshkallëzimin e kësaj situate bie mbi vetë Drilonin.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


