Spektakli i mbrëmshëm i ‘Ferma VIP’ si duket ka ndezur debate të shumta, duke sjellë edhe reagimin e menjëhershëm e mjaft të ashpër të ish-banores, Ola.
Shkak për këtë janë bërë komentet dhe ngacmimet lidhur me një “fejesë të shpejtë” mes saj dhe Adionit, i cili, siç kujtojmë, hyri para dy ditësh si surprizë në fermë për të kaluar pak kohë me ta.
Pasi është zgjuar mes qindra mesazheve që komentonin pikërisht këtë situatë, Ola ka vendosur t’u përgjigjet të gjithëve hapur.
Përmes një shkrimi në kanalin e saj me ndjekësit në Instagram, ajo ka sqaruar pozicionin e saj duke mos kursyer as ironinë e fortë ndaj mentalitetit të disave.
Ja deklarata e saj e plotë dhe e pandryshuar:
“U zgjova me plot mesazhe që komentonin situatën mbrëmë në ‘Prime’… ‘Fejesë e shpejtë’ thanë. E di që jeni mësuar t’i bëni provën para, të bëni edhe ca fëmijë e pastaj të ndani mendjen të martoheni apo jo… Por unë jam rritur ndryshe, me atë mentalitetin që ju po mundoheni ta lini në hije e ta përdorni si ofendim ndaj nesh.
Po! Unë me njeriun që dua e zyrtarizoj pa frikë, pa prova dhe pa ndikime të jashtme. Më ftuan nesër në një festë me gocat, po çfarë kuptimi ka të shkoj kur unë vazhdoj të jem prezente gjithsesi? Jetoni jetët tuaja si të doni, unë nuk komentoj martesat tuaja, se po ta bëja do më nxirrnit përbindësh, ashtu si herën e parë. Dashuri për të gjithë ju që më mbështesni!”
Me këtë reagim, Ola ka treguar qartë se nuk i interesojnë aspak opinionet e të tjerëve dhe se është e vendosur të jetojë jetën sipas parimeve të saj, pa dhënë llogari për hapat që hedh në marrëdhënien e saj me Adionin.
Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do t’u vërë kapak thashethemeve apo do të ndezë edhe më shumë debate mes ndjekësve.
/Prive By Liberta Spahiu



