Emri i tij po dëgjohet gjithnjë e më shpesh, ndërsa vëmendja e publikut ndaj tij po rritet me hapa të shpejtë.
Rilind Alimani është talenti më i ri që ka nisur të lërë gjurmë të sigurta në skenën muzikore, falë një vokali mjaft specifik dhe një stili me karakter të fortë artistik.
Vulosjen e këtij rrugëtimi ai e bëri me këtë lëvizje: një bashkëpunim krah njërës prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare, Elvana Gjatës.
Dyshja bashkoi forcat në projektin me titull “Po Du”, një histori muzikore e ndërtuar mbi ritmet pasionale flamengo, ku ngjyra e zërit të Rilindit harmonizohet natyrshëm me atë të Elvanës.
Prapaskena e këtij suksesi mban vulën e profesionistëve të dëshmuar. Muzika mban nënshkrimin e Benny Bee — producentit pas hiteve virale si “Kokaina” të Mozzik, “Si Ai” të Tayna-s apo “Xhanem” të Dafina Zeqirit. Ndërkaq, estetika vizuale i është besuar ekipit të Basement TV, të cilët kanë kuruar çdo detaj të videoklipit.
Me një ngjyrim të ëmbël e të lehtësisht të dallueshëm në të kënduar, Rilind Alimani po dëshmon se nuk është thjesht një zbulim i radhës, por një artist me vizion të qartë. Nëse ruan këtë ritëm pune, emri i tij padyshim do të jetë ndër më të përfolurit e industrisë në vitet që po vijnë. /Prive By Liberta Spahiu


