Sara ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ata i kanë drejtuar.
Një prej tyre lidhej me vitin e parë të saj si nënë: “Si e kalove vitin e parë me Nean? A ishte e vështirë?”
Në përgjigjen e saj, Sara tregoi se ky vit nuk kishte qenë aspak i lehtë.
Ajo tha se bashkë me Bardhin janë përgatitur shumë për ardhjen e fëmijës së dytë, ndaj nuk e kan përjetuar me frikë këtë etapë të re të jetës.
Sara tregoi se të dy kishin kaluar shumë sfida në jetë dhe kjo i kishte bërë të ndiheshin më të përgatitur për përgjegjësitë e prindërimit.
Ajo foli edhe për fëmijërinë e saj, duke treguar se ishte rritur pa baba, ndërsa nëna e saj kishte qenë në emigracion dhe e shihte rrallë.
Për këtë arsye, për Sarën është veçanërisht e rëndësishme të ndërtojë një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme me fëmijët e saj.
Në fund, ajo u shpreh optimiste për këtë rrugëtim, duke thënë se, pavarësisht sfidave, së bashku me Bardhin po ia dalin shumë mirë.
/Prive By Liberta Spahiu



