Aktorja e njohur Olta Gixhari ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”.
Mes pyetjeve të shumta mbi jetën e saj personale dhe profesionale, vëmendjen e mori një pyetje e drejtpërdrejtë lidhur me një nga projektet më të mëdha ku ajo ka marrë pjesë.
Një prej ndjekësve e ka pyetur aktoren: “Tani që u dobësove, a do e bësh filmin e dytë ‘Në kuadër të dashurisë’?”.
Kjo pyetje ngacmoi kuriozitetin e madh që publiku ka ende për fatin e këtij produksioni të suksesshëm kinematografik.
Përgjigjja e Oltës ishte e shkurtër, por e mbushur me ironi. Duke ndarë një foto ku tregonte gishtin e madh sipër (në shenjë miratimi ironik), ajo shkroi: “Ahahah po ok”.
Me këtë reagim, aktorja la të nënkuptohet se kjo mbetet thjesht një dëshirë apo supozim i ndjekësit, duke shuar kështu shpresat për një rikthim të mundshëm të historisë.
Kujtojmë që filmi “Në kuadër të dashurisë”, i cili u shfaq në kinema në nëntor të vitit 2023, arriti sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Komedia romantike trajtonte historinë e Besit (Luiz Ejlli) dhe Jonidës (Olta Gixhari), një çift i martuar prej dhjetë vitesh, të cilët vendosin t’i japin fund martesës së tyre, duke kaluar përmes shumë situatave komike dhe dramatike.
/Prive By Liberta Spahiu



