Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive për Prive By LS.
Në rubrikën “25 Pyetje”, ajo ka folur hapur për jetën private, martesën, familjen dhe raportin e veçantë që ka ndërtuar me Tarën, vajzën e Bleros.
Gjatë intervistës, Eronita nuk ka hezituar t’u përgjigjet as pyetjeve rreth fillimit të historisë së saj të dashurisë me këngëtarin, duke ndarë detaje nga njohja e tyre.
E pyetur për mesazhin e parë që i kishte dërguar Bleros, ajo ka dhënë një përgjigje mjaft të drejtëpërdrejtë.
“Po, mesazhi i parë që ia kam dërguar Bleros ka qenë “Gabim?”, është përgjigjur Eronita.
Por, përveç historisë së dashurisë dhe jetës familjare, Eronita ka folur edhe për paragjykimet me të cilat është përballur që nga martesa me këngëtarin.
Ajo ka treguar se një prej paragjykimeve që e shoqëron është ideja se është martuar me Bleron vetëm për famë. Një perceptim të tillë, ajo e ka kundërshtuar, duke bërë të qartë se fama nuk ka qenë arsyeja e martesës së saj.
“Paragjykimi që jam martuar për famë, se veç për famë s’jam martuar”, është shprehur Eronita.
Përmes kësaj interviste, ajo ka dhënë një pasqyrë më të afërt të jetës së saj personale, duke folur për raportet familjare, martesën dhe mënyrën se si i përjeton komentet e paragjykimet që vijnë nga jashtë.
Intervista e plotë me Eronitën, ku ajo përgjigjet në 25 pyetje, është në linkun më poshtë! /Prive By LS


