Loredana Brati ka ‘trazuar’ rrjetin me postimin e saj të fundit në InstaStory, ku është shfaqur direkt nga një studio tatuazhesh.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një ide mjaft interesante për një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke publikuar një foto ku shihet një skicë e vendosur në pjesën e belit.
Ish-banorja e BBVA, nuk ka pasur asnjë tatuazh më parë në atë zonë; ky do të ishte i pari për të në atë pjesë të trupit.
Deri më tani, Loredana ka pasur vetëm një tatuazh të vetëm, të realizuar me shkrim arab në kyçin e dorës së saj.
Fjala që ajo ka gdhendur në dorë është (Sabr), që në shqip përkthehet “Durim”.
View this post on Instagram
Siç duket, edhe këtë herë ajo ka vendosur të ndjekë të njëjtën linjë estetike dhe gjuhësore.
Në skicën e re që ka provuar te beli, shkrimi elegant në arabisht thotë: (Dā’iman), që në shqip do të thotë “Gjithmonë”.
Ndonëse ndodhet brenda studios, Loredana duket se është ende në dyshim nëse duhet ta bëjë apo jo këtë hap të dytë.
Ajo ka vendosur t’u drejtohet ndjekësve të saj me një pyetje të shkurtër:
“Si thoni?”, duke nisur kështu një mini-votim virtual për vendimin e saj të radhës.
Megjithatë, ajo që i ka bërë të gjithë kuriozë është arsyeja apo dedikimi që fshihet pas kësaj fjale.
Këtë detaj ajo ka preferuar ta mbajë plotësisht sekret për momentin.
Tani na mbetet të presim nëse sugjerimet e fansave do ta bëjnë Loredanën që ta realizojë këtë tatuazh apo jo! /Prive By Liberta Spahiu



