Vargut të reagimeve ndaj Jona Krasniqit, banore e Big Brother VIP Kosova 5, i është bashkuar edhe këngëtari Drilon Jahdahuti.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka rikthyer në vëmendje një përvojë personale të para rreth gjashtë apo shtatë vjetëve, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë cak i bullizimit.

Driloni ka treguar se në atë periudhë ishte përballur me komente fyese për këngën e tij “Reja e nanës tem”, ndërsa ka pretenduar se Jona dhe disa vajza të tjera kishin ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.
“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, ka shkruar ai, duke shtuar se kënga në fjalë sot numëron afro nëntë milionë klikime.
Këngëtari e ka përmbyllur reagimin me shpresën që Jona të reflektojë për veprimet e saj.
Por, krahas këtij reagimi që ka marrë vëmendje në rrjet, Driloni ka edhe të reja në karrierën muzikore.
Pikërisht sot, ai dhe Beslira kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Dy xheloza”.
Kështu, Drilon Jahdahuti është rikthyer në vëmendje si me rrëfimin për një përvojë të së kaluarës, ashtu edhe me projektin e tij më të fundit muzikor. /Prive By LS


