Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente të veçanta nga udhëtimi i saj më i fundit.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur kryeqytetin spanjoll, Madridin, për të përjetuar një eksperiencë të paharrueshme muzikore.
Arbenita është e pranishme në koncertin gjigant të reperit me famë botërore, Kanye West (Ye).
Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka treguar se këtë mbrëmje speciale po e shijon në shoqërinë më të ëmbël — atë të vajzës së saj të vogël, Ninës.
Në fotot e publikuara, modelja ka shfaqur byzylyqet hyrëse për në ngjarje ku shihet se kishte zgjedhur vendet VIP me pamje mjaft të mirë nga skena gjigante, si dhe vogëlushen Nina duke shijuar pamjen nga stadiumi.

“Me beben time”, ka shkruar Arbenita përmbi njërës prej imazheve, duke zbuluar momentet që po përjetojnë së bashku. /Prive By Liberta Spahiu



